6 pacientë të vdekur nga COVID-19 në raportin 24-orësh të IKSHP-së - Gazeta Express
string(67) "6-paciente-te-vdekuur-nga-covid-19-ne-raportin-24-oresh-te-ikshkpse"

6 pacientë të vdekur nga COVID-19 në raportin 24-orësh të IKSHP-së

Gazeta Express

16/07/2020 15:12

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë vdekje nga koronavirusi në vend, raporton Express.

Përmes raportit 24-orësh, i cili që nga dje ka filluar të publikohet në orën 15:00, është bërë e ditur se numri total i vdekjeve nga COVID-19, ka arritur në 118.

Lexo Edhe:

Sipas MSH-së, viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raport. /Gazeta Express