Bayern Munich po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në sezonin e ri në Bundesligë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë shënoi fitoren e gjashtë sonte në po aq ndeshje, teksa mposhti Eintracht Frankfurtin në udhëtim 0:3.
Luis Diaz kaloi mysafirët në epërsi qysh në sekondën e 14-të, shkruan Gazeta Express.
Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të, i asistuar nga Luis Diaz.
Kolumbiani e konfirmoi një natë fantastike, teksa realizoi sërish në minutën e 84-të për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë, me 25 gola të shënuar në gjashtë ndeshje dhe të pranuar vetëm tre.
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurt ka nëntë pikë në vendin e gjashtë.