6 muaj pritje për termin, qytetarët ankohen për kontrollet mjekësore - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

26/09/2021 15:55

6 muaj pritje për termin, qytetarët ankohen për kontrollet mjekësore

Ballina

Gazeta Express

26/09/2021 15:55

Ankesa të shumta të qytetarëve për caktimin e terminëve për kontroll te specialisti. Për Alsat ata thonë se pritjet e tyre  kanë zgjatur madje deri në 5-6 muaj, ndërkaq në disa Klinika nuk ka aspak orare të hapura.

“Nuk ka terminë të lira.  Shoqja ime ka 3 muaj që po pret për termin, ajo është e operuar nga kanceri i gjirit. 3 muaj nuk ka termin për mamografi ”.  Nuk ka. Nuk është në rregull me mjekësinë. Shumë ka pritje, barnat janë shtrenjtë. Badihava që paguajmë, unë jam pensionist privat ka barëra të blejsh, me recetë jo”.

Lexo Edhe:

“Qoftë për kontroll apo për diçka tjetër presim me muaj të tërë. Herën e fundit isha për kontroll të veshëve dhe prita dy muaj. Mora termin pastaj por më kishin dhënë udhëzim të gabuar dhe tani më kthyen prapë duhet të shkoj te mjeku amë të më jep udhëzim të ri. Të të tregoj drejtë gjithë verën por merrem me këtë gjë. Dobët jam me dëgjimin prandaj desha të kontrollohem”.

Kemi pritur 1 muaj 2. Kemi pas raste kur kemi pritur për termin 5-6 muaj. Nëse s’do ishin Klinikat private ndryshe s’do kishte terminë, është e kotë. Jashtë nuk është kështu”.

Nga shoqata e mjekëve amë kërkojnë sqarim nëse problemi është te mungesa e kuadrit, mungesa e aparaturave apo nga mos organizimi i duhur i gjithë sistemit shëndetësor.

Kemi probleme serioze për diçka të cilën më para e kemi bërë, kemi mund të caktojmë terminë për eko të prostatës, eho të gjinjve, mamografi tani thjesht nuk ka, janë të bllokuara mundësitë e tilla. Për eko të gjoksit patjetër të bëjmë udhëzim për te kirurgu dhe të gjejmë termin kirurgu ta udhëzojë për eko. Sistemi shëndetësor patjetër sa më shpejtë të resetohet, të bëhet një verifikim se sat terminë ka, sa mund të shërbejë, sepse ndoshta mund të mos ketë kuadër mjekësor mjaftueshëm dhe i njëjti nuk ka mundësi gjithë kohës të punojë. Ne mjekët amë rëndë e kemi të funksionojmë sepse nuk po mundemi t’i shërbejmë qytetarët sepse ata janë të siguruar në këtë shtet, paguajnë tatim dhe presin shëndetësi të mirë”, tha Lila Collakova Dervishova, kryetare e shoqatës së mjekëve privat në Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se do bëhet ndryshim i modelit të caktimit të kontrolleve, me çka pritet që ky problem të zgjidhet.

Është e vërtetë se vijnë ankesa nga shumë qytetarë, jo vetëm tani por gjithë këtë periudhë sa po zgjat kriza Kovid. Një pjesë e problemit vjen sepse institutet e rëntgenëve janë vetëm për nevojat e pacientëve me Kovid janë korridore të izoluara dhe kjo e rëndon punën. Kemi biseduar disa herë edhe me drejtorin e radiologjisë ku është presioni më i madh si dhe me një pjesë të udhëheqësi se së Odës së mjekëve dhe kemi rënë dakord për ndryshimin e modelit për caktimin e këtyre kontrolleve që mendoj se është zgjidhje afatgjate”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe paralajmëroi se lehtësim shtesë për sistemin shëndetësor do jetë edhe arritja e disa aparaturave mjekësore në gjithë territorin e vendit, konkretisht rezonanca magnetike dhe kompjuterë tomografik të cilët pritet të arrijnë deri në janar, donacion nga Bashkimi Evropian.