6 gjëra që duhet t’i dini patjetër para se të përdorni shirita për pastrimin e pikave të zeza - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

13/05/2020 21:53

Me i fundit

dpt

6 gjëra që duhet t’i dini patjetër para se të përdorni shirita për pastrimin e pikave të zeza

Shneta

Gazeta Express

13/05/2020 21:53

Shiritat për të hequr pikat e zeza i duam të gjithë, por rezulton se mund të ketë disa efekte anësore.

Është gjithmonë më mirë të dish të gjitha këshillat e specialistëve, për të shmangur rezultatet e padëshiruara. Pra, para se të përdorni një shirita të tillë, le t’i shqyrtojmë më nga afër.

1. Nuk i parandalojnë pikat e zeza.

Shiritat nuk do të parandalojnë që pikat e zeza të formohen sërish dhe nuk do të zvogëlojnë grumbullimin e yndyrës. Kjo është arsyeja pse ju i shihni ato pika të zeza në hundën tuaj përsëri shumë shpejt pas kësaj.

2. Nuk ofrojnë pastrim të thellë.

Dermatologët thonë se shiritat në të vërtetë nuk do t’i pastrojnë plotësisht poret në hundë. Ngjitësja e fortë heq vetëm shtresat e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës dhe shumë papastërti mbeten ende brenda poreve. Kështu që, ju mund të keni nevojë për një procedurë të thellë pastrimi.

3. Mund të irritojnë lëkurën tuaj.

Specialistët thonë se nëse keni lëkurë të ndjeshme, shiritat e poreve mund ta irritojnë dhe madje ta dëmtojnë atë. Kjo ndodh sepse ngjitësi mund të heqë disa qime dhe të irritojë lëkurën. Për më tepër, është më mirë të kontrolloni dhe të shihni nëse keni alergji ndaj ngjitësit. Për shembull, mund të provoni ta aplikoni së pari atë në dorën tuaj.

4. Avulloni fytyrën për 10-20 minuta para se të aplikoni shiritin.

Uji i nxehtë dhe avulli mund të ndihmojnë në zbutjen e sebumit brenda poreve. Kështu që shiritat mund ta heqin sebumin më mirë. Thjesht bëni një banjë me avull për fytyrën për rreth 10-20 minuta ose aplikoni peshqirë të nxehtë në fytyrë. Poret do të hapen më gjerë dhe do të jetë më e lehtë të shpëtoni nga pikat e zeza.

5. Pritini shiritat për rezultate më të mira.

Vlogeret e bukurisë rekomandojnë të shkurtoni skajet e shiritit, kështu që është më e lehtë ta rregulloni sipas formës së hundës. Në këtë rast, ju mund të shmangni flluskat nën shirit, kështu që nuk do të humbisni asnjë pikë të zezë nga hundë. Ju gjithashtu mund ta prisni atë në gjysmë dhe ta përdorni nga të dyja anët.

Shiritat mund të bëjnë që poret të duken më të mëdha pasi heqin majën e kokës së zezë. Kjo mund t’i bëjë poret më të ndjeshme ndaj infeksionit.

6. Përdorni një kub akulli pasi të keni aplikuar shiritin.

Mund të provoni të përdorni një kub akulli pasi të keni përdorur shiritin. Kjo do t’ju ndihmojë të mbyllni poret. Nëse nuk jeni fans i kësaj procedure, thjesht shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.