6 deputetë dolën pro zgjedhores, shpërthen Murrizi: Vemje pa pigment, s’do ja dilni dot - Gazeta Express
string(83) "6-deputete-dolen-pro-zgjedhores-shperthen-murrizi-vemje-pa-pigment-sdo-ja-dilni-dot"

Gazeta Express

09/07/2020 19:37

6 deputetë dolën pro zgjedhores, shpërthen Murrizi: Vemje pa pigment, s’do ja dilni dot

Gazeta Express

09/07/2020 19:37

Deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të deputetëve të opozitës, të cilët këtë të enjte parlamentare dolën pro votimit (pa asnjë ndryshim) të reformës zgjedhore, e dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik.

Murrizi i quan vemje pa pigment, trastaxhinj e një sërë emrash të tjerë deputetë, duke shtuar se nuk do t’ja dalin të kalojnë reformën zgjedhore pa futjen e listave të hapura.

Lexo Edhe:

 “HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNE PARAT E VJEDHURA PER TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTE PER TE RUAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNE PENG 5 MILION SHQIPTARE. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh. Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE.

Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh. KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT. Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor. Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”, shkruan deputeti Murrizi.