6 avantazhet që do të keni nëse flini herët bashkë me fëmijën - Gazeta Express
string(61) "6-avantazhet-qe-do-te-keni-nese-flini-heret-bashke-me-femijen"

Gazeta Express

04/08/2020 21:15

Me i fundit

6 avantazhet që do të keni nëse flini herët bashkë me fëmijën

Gazeta Express

04/08/2020 21:15


Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo për fëmijën. Shpesh pagjumësia e lodh nënën, e bën më të dobët dhe ia vështirëson punën. Prandaj, fjetja herët do t’ju japë disa avantazhe që t’ua bëjnë më të lehtë rrugëtimin.

1.Keni nevojë për hapësirën tuaj!
Kjo është një përparësi! Ju i doni fëmijët tuaj, kjo gjë dihet. Por nëse nuk keni kohë për veten tuaj mund të ndjiheni sikur po mbyteni çdo ditë. Pasi të keni dhënë gjithçka që duhet të jepni gjatë gjithë ditës, do të vazhdoni të ngushëlloni fëmijën tuaj gjatë gjithë natës. Ju duhet të gjeni kohën tuaj për t’u shlodhur.

Lexo Edhe:

2.Gjumë më cilësor!
Gjysma e parë e natës është gjumi më i thellë dhe më shlodhës për fëmijën tuaj. Cikli i gjumit është akoma me të njëjtën gjatësi, por më shumë kohë kalohet në gjumë të thellë sesa gjumi i lehtë. Kjo mund të ndihmojë në krijimin e një nate më qetësuese si një e tërë dhe mund të ndikojë në cilësinë e ditës tjetër.

3.Bebet programohen për një kohë të hershme të gjumit
Trupi i një foshnje dhe / ose vogëlushi është programuar të bjerë në gjumë midis orës 6:00 – 8:00 pasdite. Kur i shtyjmë këto limite zvogëlohet sasia e melatoninës në trup dhe prishim kështu “tranzicionin natyror”.

4.Prindërit gjithashtu pushojnë më shumë (kanë nevojë).
Kjo lejon që prindërit të kenë një gjumë të hershëm. Kini parasysh që fëmijët gjithashtu zgjihen herët, kështu që nese nuk përfitoni nga koha kur ata flenë që të pushoni edhe ju, do të flini shumë pak e të nesërmen do të jeni të lodhura.

5.Fjetja herët mund të zvogëlojë zgjimet e hershme.
A mendoni se sa më vonë t’i vini fëmijët në gjumë, aq më vonë do të zgjohen? Fatkeqësisht, zakonisht nuk funksionon në këtë mënyrë. Kur e shtyjmë gjumin shumë vonë, dërgojmë sinjale të gabuara në trup se duhet të rrimë zgjuar më shumë se normalja.

6.Qëndrueshmëria shpërblehet.
Nëse ndiqni të njëjtat rutina të gjumit në mënyrë të vazhdueshme, do të arrini të keni një ekuilibër të shëndetshëm në famlijen tuaj. Sigurisht që jo çdo ditë do të jetë perfekte, do të ketë dhe përjashtime në festa, ditëlindje etj, por mos u ndjeni fajtore për këtë./Burimi “PËR NËNAT”