Kafshët shtëpiake si qentë dhe macet u ofrojnë pronarëve të tyre shoqëri, mirëkuptim dhe një lidhje të pathyeshme përkushtimi që ata nuk mund ta gjejnë diku tjetër
Pas një dite të lodhshme në punë apo një dite të angazhuar e me stres, vendimi më i duhur është të kaloni kohë me një qen, mace apo edhe ndonjë kafshë tjetër që mbani në shtëpi.
Disa nga arsyet pse duhet të mbani kafshë në shtëpi janë:
1. Ata do t’ju bëjnë të qeshni çdo ditë. E qeshura redukton stresin, përmirëson gjendjen shpirtërore. E qeshura e përditshme nuk duhet nënvlerësuar si një arsye për të marrë një kafshë shtëpiake. Pronari i një qeni nuk mund të mos qesh me të, ndërsa kërcen nga gëzimi. Koha e kaluar me kafshën tuaj është e sigurt që do të ofroj momente të lumtura, qesharake çdo ditë.
2. Kafshët shtëpiake ju mësojnë të mos jeni egoist. Kur pronarët e kafshëve kanë një lidhje të fortë me kafshët e tyre shtëpiake, ata do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar kur janë të uritur ose kanë nevojë për kujdes mjekësor. Si njerëz, ne e kuptojmë se vetë mbijetesa e kafshëve tona është në duart tona. Të kesh një kafshë shtëpiake na mëson vlerën e vetëmohimit.
3. Një kafshë shtëpiake mund të ndihmojë në krijimin e miqve të rinj. Në vend që të tërhiqeni në zonën tuaj të rehatisë, mbajtja e një kafshe shtëpiake do t’ju prezantojë me situata të reja sociale si aktivitetet e përbashkëta të pronarëve të tjerë të kafshëve shtëpiake.
4. Një kafshë shtëpiake ndihmon në lehtësimin e stresit. Pronarët e kafshëve shtëpiake do të dëshmojnë se thjesht të qenit së bashku me kafshën e tyre redukton shumë stresin, depresionin dhe ankthin.
5. Një kafshë shtëpiake mund të gëzoj dhe ndihmoj fëmijën tuaj. Kjo nënkupton se marrja e një kafshe shtëpiake do t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë aftësi jetësore dhe mësime si ndjeshmëria, përgjegjësia, rutina.
6. Kafshët shtëpiake janë shoqëruesit më të mirë. Ndërsa plakemi, vetmia mund të çojë në depresion ose probleme të tjera emocionale që rezultojnë. Kafshët shtëpiake do të jenë gjithmonë pranë jush dhe do të qëndrojnë me ju pa marrë parasysh çfarë./gazetametro.net