string(64) "57-vjecari-i-jep-fund-jetes-ne-burgun-e-fushe-krujes-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 12:25

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 12:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë të Shqipërisë, ku një i paraburgosur është vetëvarur. Viktima është identifikuar si Qani Hamit Muça, 57 vjeç, i arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34 të mëngjesit në sektorin 2, kati i dytë, godina B e burgut, ku i ndjeri qëndronte në një dhomë me pesë të paraburgosur të tjerë. Trupi i pajetë u zbulua nga një prej të burgosurve, pasi Muça kishte qëndruar më gjatë se zakonisht në tualet. Ai u gjet i vetëvarur në grilën e dritares së ajrimit.

Menjëherë pas konstatimit, u njoftuan autoritetet përkatëse dhe u morën masat e para mjekësore, ndërsa grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Burgjeve shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.