53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan - Gazeta Express
string(61) "53-vjecari-gjendet-pa-shenja-jete-ne-shtepine-e-tij-ne-gjilan"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 21:15

53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 21:15

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se viktima është gjetur nga familjarët.

“Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota po hetohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.