string(77) "53-shtetas-britanike-ne-bord-te-avionit-te-air-india-qe-u-rrezua-ne-ahmedabad"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 12:05

169 indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez në bord të avionit të Air India që u rrëzua në Ahmedabad

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 12:05

Një avion i kompanisë Air India me 242 persona në bord, që fluturonte nga Ahmedabad drejt aeroportit Gatwick në Londër, u rrëzua sot pas ngritjes, duke shkaktuar një aksident tragjik.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez. Ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për viktima.

Sipas The Guardian, zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka bërë me dije se po punon me autoritetet lokale në Indi për të “vënë sa më shpejt në vend faktet e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje për të përfshirët”.

Është bërë e ditur se, të plagosurit po transportohen në spitalet më të afërta, ndërsa Air India ka vendosur një linjë telefonike të dedikuar për informacion mbi pasagjerët.

Autoritetet indiane dhe ndërkombëtare po vazhdojnë hetimet për shkakun e rrëzimit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për shpëtim dhe ndihmë.