Humbja e thellë, 0:3 nga Chelsea në “Stamford Bridge” la disa efekte anësore tek Barcelona, përpos që i rrezikoi shanset për t’u kualifikuar në mesin e tetë më të mirëve të Ligës së Kampionëve (Blaugrana mund të detyrohen të përfundojnë në ‘play-off’-in e shkurtit).
Prej aspekteve më të theksuar është përfundimi i një serie të jashtëzakonshme: 53 ndeshje radhazi të skuadrës katalunase duke e shënuar së paku nga një gol, shkruan “Gazeta Express”.
Herën e fundit kur trupa e trajnerit Hansi Flick nuk kishte shënuar fare ishte 15 dhjetori i vitit 2024, kur ishte mposhtur 0:1 në shtëpi nga Leganes në xhiron e 17-të të La Ligas, duke i befasuar tifozët, duke e pasur parasysh se Barcelona e kishte nisur sezonin si një makineri praktikisht të pandalshme.
Tash, gati një vit më vonë, Barça mbeti duarthatë duke u detyruar të pajtohet që kjo seri mori fund.
Kampioni aktual spanjoll luajti për afro 55 minuta me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Ronald Araujos.
Nga 53 ndeshjet radhazi me së paku një gol të shënuar, plot 33 prej tyre ishin në La Liga.
Seria në kompeticionet vendore mbetet ende e hapur dhe objektiv është që të kalohet rekoredi prej 37 ndeshjesh pa humbje, i regjistruar pikërisht nga Barcelona e Ernesto Valverdes në vitin 2019.
Për ta mposhtur këtë arritje, djelmoshat e trajnerti Flick duhet me obligim të shënojnë në ndeshjet e ardhshme kundër Alaves, Atletico Madrid, Betis, Osasuna e Villarreal. /Gazeta Express
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...