​51 raste të dhunës në familje për një javë - Gazeta Express
string(42) "51-raste-te-dhunes-ne-familje-per-nje-jave"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 14:08

​51 raste të dhunës në familje për një javë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 14:08

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) gjatë javës së fundit, në nivel të Republikës së Kosovës ka trajtuar gjithsej 67 raste të reja, ku shumica e tyre kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, 51 nga rastet e paraqitura ishin të natyrës së dhunës në familje, duke e bërë këtë kategori më shqetësuese dhe më të përfaqësuar në punën e mbrojtësve të viktimave.

“Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 1 rast i grabitjes; 1 rast i kanosjes; 1 rast i tentim-vrasjes; 1 rast i vrasjes; 6 raste të bashkëjetesës me persona nën moshën 16 vjeç; 2 raste të krimeve të luftës; 1 rast i tentim-dhunimit; 3 raste për shkelje të urdhrave për mbrojtje (KUM)”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën periudhë, janë parashtruar në gjykatë 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) dhe 14 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME).

“Po ashtu, janë regjistruar 3 kërkesa për vazhdim të UM nga pala; 5 kërkesa për ndërprerje të UM; 2 kërkesa për ndryshim të UM. Në kuadër të procedurave ligjore, ZMNV ka qenë pjesë aktive në 85 seanca gjyqësore; 6 seanca në prokurori; 81 raste të këshillave juridike; 15 aktgjykime dënuese; 2 aktgjykime refuzuese; 2 aktgjykime liruese. Po ashtu, janë regjistruar 17 aktvendime të aprovuara; 3 aktvendime të tërhequra;1 aktvendim i refuzuar”, thuhet në njoftim.

ZMNV ka ofruar gjithashtu përfaqësim në polici për një rast, në strehimore për dy raste, si dhe referim në Avokatinë e Ndihmës Juridike Falas (ANJF) për një rast.