500 mijë dollarët rusë në PD, Rama: E dinin të gjithë nga non-grata i madh tek Luli i shkretë - Gazeta Express
string(91) "500-mije-dollaret-ruse-ne-pd-rama-e-dinin-te-gjithe-nga-non-grata-i-madh-tek-luli-i-shkrete"

500 mijë dollarët rusë në PD, Rama: E dinin të gjithë nga non-grata i madh tek Luli i shkretë

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2022 21:54

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB në SHBA ka folur edhe për financimin rus të Partisë Demokratike.

Rama mohoi zërat që ai të ketë ndikuar për të mbyllur çështjen, madje tha se kanë qenë pikërisht socialistët që kanë denoncuar publikisht

Lexo Edhe:

“Zëra ka për gjithçka në Shqipëri por e vërtëta është që ëkëtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht dhe për këtë çështje ne jemi përqeshur publikisht dhe jo nga fajtorët, por nga ata që duhej ta çonin më tutje këtë çështje”, tha Rama në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Kryeministri tha gjithashtu me siguri se në PD kanë qenë të gjithë në dijeni për financimet ruse, madje edhe kryedemokrati i tanishëm, Sali Berisha.

“Ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë, që nga non-grata i madh, deri te Luli i shkretë”, tha Rama. /Gazeta Express