500 euro kilogrami? Publikohen analizat për vlerën dhe përmbajtjen e letrës metalike të cigareve - Gazeta Express
string(95) "500-euro-kilogrami-publikohen-analizat-per-vleren-dhe-permbajtjen-e-letres-metalike-te-cigareve"

500 euro kilogrami? Publikohen analizat për vlerën dhe përmbajtjen e letrës metalike të cigareve

Gazeta Express

14/02/2020 15:37

Letra me shkëlqim brenda paketës së cigareve nuk përmban asnjë metal të çmuar, si ar apo argjend.

Mediet elektronike rezulton të kenë qenë të vetmit përfitues nga ky informacion, duke tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve me titujt joshës në lidhje me vlerën e pavërtetë të letrës së cigareve.

Lexo Edhe:

Inxhinieri i kimisë Rakip Doçi i cili i analizoi letrat në disa mënyra, mohon bindshëm praninë e metaleve me vlerë në këtë material.

“Për shkak të interesit tuaj që të bëjmë analizë të letrave të cigareve për të cilat njerëzit mendojnë se përmbajnë sasi të këtyre metaleve të çmueshme, ne e realizuam një analizë të tillë dhe sipas rezultatit që del nga kjo analizë mund të konstatojmë lirisht që në ata letra nuk ka sasi të arit dhe argjendit. Mund të jenë metale të tjera të lehta siç është alumini apo diçka tjetër por assesi nuk ka ar dhe argjend” thotë Rakip Doçi, inxhinier kimie.

Lajmet për përfitimet e mundshme nga shitja e letrave me shkëlqim që gjenden brenda kutisë së cigareve, u përhap shpejtë nëpër portalet ballkanike.

Shumë njerëz besuan dhe me shumë mund, mblodhën sasi të majme të këtij materiali duke menduar se do t‘i shesin në Serbi, për më shumë se 500 euro kilogramin.

Disa qytetarë që anketuam, thanë se kjo aferë ka vite me radhë që flitet dhe se deri tani nuk njohin askënd që ka arritur të shesë letrat e tubuara. Ndërkaq disa të tjerë asnjëherë nuk kishin dëgjuar për këtë dukuri.

Ka shumë vite që njerëzit mbledhin këto lloj letrash. Thuajse 20 vite ka që e dëgjoj. Unë personalisht nuk kam mbledhur dhe as nuk e njoh dikën që ka mbledhur dhe i ka shitur ato”.

Po, unë për herë të parë dëgjoj që këto letra kanë vlerë. Nuk kam dëgjuar më parë dhe nuk besoj – thonë qytetarët.

E gjithë kjo e dukuri negative e shpërndarjes së lajmeve të pavërteta e pati një të mirë. Në mbeturinat që shihen rrugëve të qytetit, mungojnë të paktën paketat e cigareve./GazetaExpress/B.Leka/