50 Cent pretendon se do ta kishte rrahur McGregorin në rrugë - Gazeta Express
string(60) "50-cent-pretendon-se-do-ta-kishte-rrahur-mcgregorin-ne-rruge"

50 Cent pretendon se do ta kishte rrahur McGregorin në rrugë

Gazeta Express

28/04/2020 9:54

Repisti amerikan, 50 Cent, ka pretenduar se ai do të kishte arritur ta mposhtë Conor McGregorin në një përleshje në rrugë, pas zënkës që e kanë pasur këta të dy shkaku i meçit të irlandezit kundër Floyd Mayweather.

Kalimi i McGregorit në boks në gusht të vitit 2017 solli shumë gjëra të reja. Ai u bë shumë më i pasur nga ai meç, mirëpo në anën tjetër bëri që të niset një mosmarrëveshje mes tij dhe repistit 50 Cent, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marrëdhënia e mirë e repistit me rivalin boksier të McGregorit, Mayweather, bëri që ai të përmendet disa herë në periudhën para meçit, kur ylli i UFC kishte bërtitur: “Çkemi Nju Jork, 50 Cent është një b*shtër”.

50 Cent ishte pyetur më vonë për këtë deklaratë të McGregor dhe ishte pyetur se a mendon se do të mundë ta kishte rrahur McGregorin në një përleshje në rrugë.

“Kur e pashë atë, thashë ky budallai s’e di as më kë është duke u rrahur, me mua po me Floyd”, kishte thënë 50 Cent.

“A do ta kisha rrahur në rrugë? Po! Eja tani, ai peshon rreth 65 kilogramë!” . /Gazeta Express/