Sot janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit ka deklaruar se në Hagë po mbahet peng një pjesë e historisë së Kosovës, lufta për liri e për dinjitet njerëzor e kombëtar.
‘‘Por si gjithmonë, ata po qëndrojnë krenarë, të qetë, të pathyeshëm. Ashtu si dikur në male, sot në qeli. Me të njëjtën besë, me të njëjtën dashuri për atdheun’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Sot bëhen pesë vjet nga burgosja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në Hagë, ata nuk janë individë. Nuk janë vetëm emra.
Atje po mbahet peng një pjesë e historisë sonë.
Atje po mbahet peng lufta jonë për liri, për dinjitet njerëzor e kombëtar.
Atje, një epokë e tërë është vënë para gjyqit.
Por si gjithmonë, ata po qëndrojnë krenarë, të qetë, të pathyeshëm.
Ashtu si dikur në male, sot në qeli.
Me të njëjtën besë, me të njëjtën dashuri për atdheun.
Ata nuk po mbrojnë veten, po mbrojnë historinë tonë.
Po mbrojnë të vërtetën, gjakun, dhe sakrificën e një populli që nuk u gjunjëzua kurrë.
Pa mllef. Pa inate. Pa hatermbetje.
Vetëm me dinjitet, siç u takon atyre që i dhanë kuptim fjalës liri.
Shihemi shpejt në Kosovë, luftëtarë.
Sepse e drejta mund të vonojë, por nuk humb kurrë rrugën.
#LiriaKaEmër
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...