5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 14:56

5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 14:56

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 77 raste të infektuara me këtë virus.

Lexo Edhe:

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.

Njoftimi i plotë:

26 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758

Në total numri i rasteve aktive është 4.176

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!