5 ushqimet që përmbajnë vitaminë D - Gazeta Express
string(34) "5-ushqimet-qe-permbajne-vitamine-d"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/03/2024 19:39

5 ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/03/2024 19:39

Mungesa e vitaminës D është një problem shumë i zakonshëm sot.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se duhet të hanë më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë D. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm nëse dieta juaj ju ofron vitaminë D ose jo, atëherë nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm ushqime të tilla.

Lexo Edhe:

Sëmundjet kronike shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminës D. Mos e vendosni veten në rrezik, por bëni ndryshimet e thjeshta në ushqimin tuaj sot.

A mjafton ushqimi për të siguruar mjaftueshëm vitamin D?

Nëse vuani nga ndonjë nga problemet e mëposhtme, duhet të merrni në konsideratë konsumimin e më shumë ushqimeve që mbartin vitaminë D:

Prishja e dhëmbëve;

Gjakderdhje apo sëmundje të mishrave të dhëmbëve;

Sëmundje irrituese të zorrëve apo probleme të tjera të tretjes;

Problemet imune;

Diabeti i tipit II;

Gërhitja, kërcitja e dhëmbëve ose apnea e gjumit;

Artriti, dhimbje nyjesh, shpine apo dhimbje qafe;

Konfuzim, problemet me kujtesën etj.

Dietat tona moderne kanë shumë mungesa të ushqimeve që mbartin vitaminën D.

Si mund të marr më shumë vitaminë D nga ushqimi?

Sa herë që hani, një nga gjërat kryesore që duhet të mendoni është nëse ushqimet tuaja sigurojnë vitaminë D.

Për të marrë më shumë vitaminë D nga dieta juaj ka disa parime që duhet të dini. Së pari, ju duhet të hani më shumë yndyrë. Si një vitaminë që tretet në yndyrë, vitamina D duhet të konsumohet me një vakt yndyror.

Gjithashtu, burimi i ushqimit të pasur me vitaminë D duhet të jetë nga një burim i natyrshëm, organik.

Cila është mënyra më e mirë për të absorbuar vitaminën D?

Rrezet e diellit janë mënyra më e mirë. Por ka shumë probleme shëndetësore që mund t’ju parandalojnë marrjen e niveleve të vitaminës D nga dielli.

Gjithmonë testoni nivelet e vitaminës D dhe varësisht nga klima në të cilën jetoni, mund të jetë e mundur që të hani më shumë vitaminë D në dietën tuaj.

Burime shtazore apo burime bimore të vitaminës D?

Ka dy lloje të vitaminës D që mund të konsumoni. Vitamina D3 është forma aktive dhe vjen nga burime shtazore. Vitamina D2 vjen nga burimet bimore. Duhet të konsumoni vitaminë D3 pasi është forma aktive e vitaminës D në trupin tuaj. Vitamina D2 mund të konkurrojë kundër vitaminës D3 dhe mund të zvogëlojë nivelin tuaj aktiv të përgjithshëm të D3.

A duhet të merrni suplemente të Vitaminës D?

Nëse vuani nga probleme që lidhen me mungesën e vitaminës D, suplementet mund të ndihmojnë në marrjen e niveleve adekuate të vitaminës D. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni suplementin e vitaminës D.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D:

Salmon dhe peshqit yndyrorë. Peshqit yndyrorë të rritur në oqean janë burime të pasura të vitaminës D.

Por është problem pasi peshku yndyror duhet të rritet natyrshëm dhe të merret me oqean. Shumica e salmoneve dhe peshqve që blihen në supermarket janë të kultivuar vetë dhe nuk na sjellin burime natyrore të vitaminave.

Mish viçi.

Mishrat e organeve janë një nga burimet e rralla të ushqimit të pasura me vitaminë D. Ato përmbajnë gamën e plotë të vitaminave të tretshme në yndyrë A, D dhe K2, si dhe vitaminën B, mineralet dhe lëndët ushqyese që nuk gjenden në ushqime të tjera.

Vaji i mëlçisë së merlucit. Shumë njerëz e ngatërrojnë vajin e mëlçisë së merlucit me suplementet e vajit të peshkut por duhet të dini se nuk janë e njëjta gjë. Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim ushqyes i pasur me vitamina esenciale, duke përfshirë vitaminën D dhe vitaminën A, si dhe acide yndyrore anti-inflamatore omega-3.

E verdha e vezëve. Vitamina D gjendet vetëm tek pjesa e verdhë e vezës dhe jo tek e bardha. Por duhet të konsumoni disa të tilla për të marrë sasinë e duhur të vitaminës D.

Kërpudhat. Fuqia e kërpudhave do t’ju mahnisë. Përfshijini ato në dietën tuaj katër herë në javë dhe shikoni nivelet e Vitaminës D të rriten me shpejtësi. Mund t’i gatuani në shumë mënyra të ndryshme dhe gjithmonë do të jenë një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme.