5 ushqime që nuk duhet konsumuar - Gazeta Express
string(32) "5-ushqime-qe-nuk-duhet-konsumuar"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

29/12/2023 20:15

5 ushqime që nuk duhet konsumuar

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

29/12/2023 20:15

Ka disa lloje të ushqimeve që ani pse shijojnë shumë mirë, janë shumë të rrezikshëm për shëndetin.

Patatet e skuqura hyjnë në listën e ushqimeve që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Kategorizohen si të pashëndetshme dhe rekomandohet që të mos konsumohen, raporton DNAIndia.

Lexo Edhe:

Produktet e gatshme me miell përmbajnë shumë niseshte dhe shtesa, si për shembull bukëzat e vogla. Përmbajnë shumë agjent fryrës për brumëra dhe mund të krijojnë probleme shëndetësore.

Ëmbëltuesit artificialë gjithashtu konsiderohen si agjent shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Të gjitha produktet e gatshme në treg përmbajnë emulgatorë, përforcues shijesh, ngjyrues artificialë, yndyra atë ngopura, etj. Nutricionistët kanë bërë thirrje të mos konsumohen këto ushqime, sidomos pijet e sheqerosura.

Mishi që kalon nëpër shumë procedura para se të gatuhet. Këto produkte mishi përmbajnë shumë krip dhe gjithashtu edhe agjent për kohëzgjatje të qëndrueshmërisë. Ky mish duhet anashkaluar.

Vaji i ripërdorur shumë herë ka ngritur shqetësim të madh global. Të gjitha ushqimet e shpejta përmbajnë vaj që ringrohet shumë herë. Duke gatuar ushqimet në atë vaj rritë mundësinë e helmimit për shkak se krijon radikale të lira që shkaktojnë infeksione të ndryshme në trup.