5 trendet e thonjve për t’i provuar këtë vjeshtë - Gazeta Express
string(47) "5-trendet-e-thonjve-per-ti-provuar-kete-vjeshte"

Fun

Gazeta Express

28/09/2022 21:40

5 trendet e thonjve për t’i provuar këtë vjeshtë

Fun

Gazeta Express

28/09/2022 21:40

Ditët e vjeshtës krijojnë një humor nostalgjik. Në kuadër të këtij humori shkon edhe vizita në sallonin e thonjve.

Këtë sezon, ne po shohim shumë tendenca manikyrësh që tashmë janë pëlqyer nga vajzat e rrjeteve sociale.

Lexo Edhe:

SHIKONI CILAT JANË 5 TRENDET E THONJVE QË JU REKOMANDOJMË PËR VJESHTË:

Donut me xham me çokollatë

Thonjtë me këtë shkëlqim kanë pushtuar Instagramin. Hailey Bieber shkoi më tej me trendin që krijoi dhe bëri thonjtë si çokollatë. Thonjtë ngjyrë kafe, me shkëlqim çokollatë, do t’i shihni kudo këtë vit.

Metalike

Ngjyrat metalike janë në trend prej muajsh. Në vjeshtë do t’i shihni shumë si një ngjyrë për skajet “french”, ose në versione të tjera.

Aura

Për thonjtë e aurës kemi folur edhe më pare. Ky është një trend shumë i madh që ka pushtuar Instagramin dhe TikTok.

Bling Bling

Thonjtë e shkëlqyeshëm nuk janë asgjë e re. Ne do të vazhdojmë drejt ndriçimit në thonjtë tanë. Pavarësisht nëse zgjidhn , nudo apo ngjyrë, bizhuteritë me shkëlqim dhe thonjtë do t’i japin thonjve tuaj një pamje tjetër.

Ombre

Thonjtë ombre, sidomos me elementë metalikë, janë një version ndryshe i trendit metalik. Mund të kombinoni ngjyrat që preferoni, ose të përdorni të njëjtën ngjyrë në ngjyrë normale dhe metalike së bashku. /abcnews.al