string(82) "5-qershori-dita-nderkombetare-e-mjedisit-thirrje-per-veprim-ne-mbrojtje-te-natyres"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:07

5 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, thirrje për veprim në mbrojtje të natyrës

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:07

Sot, më 5 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë e rëndësishme ndërkombëtare e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1972 dhe e festuar çdo vit që nga 1973. Kjo ditë ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e natyrës dhe planetit tonë.

Tema e këtij viti është “#BeatPlasticPollution” (Lufto ndotjen nga plastika), duke vënë në qendër të debatit një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin, biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut. Miliona ton plastikë përfundojnë çdo vit në oqeane, lumenj dhe natyrë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Republika e Koresë është vendi mikpritës i fushatës globale për vitin 2025, duke shfaqur angazhimin e saj në politikat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacione miqësore ndaj mjedisit.

Në kuadër të kësaj dite, në mbi 150 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, organizohen aktivitete si pastrime masive të zonave publike, mbjellje pemësh, panaire informuese dhe fushata sensibilizuese në shkolla, komunitete dhe rrjete sociale.

Organizatat mjedisore dhe autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë individualisht në mbrojtjen e mjedisit duke reduktuar përdorimin e plastikës njëpërdorimshe, duke ricikluar, dhe duke ndërmarrë veprime të përditshme që ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të pastër.

aaaaa