5 të plagosur me armë zjarri në Laç, autorët djegin makinën
Shqiperi
Gazeta Express
03/05/2025 16:01
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Laç, ku janë plagosur pesë persona, mes tyre një grua, Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit nuk ka lidhje me përplasjen por ishte duke shitur qiri në rrugën që të çon tek Kisha e Laçit.
Të plagosurit e tjerë janë burra. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat, por paraprakisht flitet për një konflikt çasti dhe drejt makinës ku ndodheshin të plagosurit u hap zjarri me breshëri.