5 orë i ndoqën në det, detajet për gomonen e modifikuar që vuri në vështirësi policinë - Gazeta Express
string(85) "5-ore-i-ndoqen-ne-det-detajet-per-gomonen-e-modifikuar-qe-vuri-ne-veshtiresi-policine"

Gazeta Express

16/07/2020 16:39

5 orë i ndoqën në det, detajet për gomonen e modifikuar që vuri në vështirësi policinë

Gazeta Express

16/07/2020 16:39

Pesë orë zgjati ndjekja në det të hapur nga të paktën 7 mjete detare të policisë së Vlorës e autoriteteve të Guardia di Finanza, e në përfundim nuk u gjet as droga dhe as trafikantët.

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen në afërsi të Mifolit, e veçanërisht për gomonen e trafikantëve, që dyshohet se pakot e drogës i kanë hedhur në det.

Lexo Edhe:

Gomonia mbi 10 metra e gjatë, ishte e pajisur me plot 3 motorë të fuqishëm me 350 kuaj fuqi, e para e këtij lloji e kapur në Shqipëri. Madje në gomone kishte dhe radar për të parë lëvizjen e mjeteve lundruese pranë mjetit.

Autoritetet dyshojnë se trafikantët (ende në arrati), po transportonin drogë drejt Italisë, dhe pasi e kanë dorëzuar atë janë pikasur nga autoritetet.

NJOFTIMI I POLICISE


Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.