5 mijë forca policie janë angazhuar për të mbajtur rendin në prag të ndeshjes Serbi - Shqipëri - Gazeta Express
string(92) "5-mije-forca-policie-jane-angazhuar-per-te-mbajtur-rendin-ne-prag-te-ndeshjes-serbi-shqiperi"

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 11:19

5 mijë forca policie janë angazhuar për të mbajtur rendin në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 11:19

Në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare. 

“Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit”, raporton gazetari i “Top Channel” në Serbi. 

Sa i përket organizimit të ndeshjes, janë angazhuar rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, “TCh” raporton se numri nuk do të kalojë mbi 4 mijë tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal. 

Për momentin, autoritetet presin konfirmimin e presidentit Vuçiç, i cili mund të jetë i pranishëm, por deri tani ka konfirmuar Ivica Daçiç.