5 ditë para zgjedhjeve lokale, Qeveria në detyrë i ndan nga 100 euro për studentë - Gazeta Express
string(80) "5-dite-para-zgjedhjeve-lokale-qeveria-ne-detyre-i-ndan-nga-100-euro-per-studente"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:32

5 ditë para zgjedhjeve lokale, Qeveria në detyrë i ndan nga 100 euro për studentë

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:32

Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.

Kurti tha se kjo është shumë që ndahet një herë.

“Po e shqyrtojmë vendimin për ndarjen e 100 eurove, shumë e njëhershme për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti.

Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo masë parashihet që të ketë koston prej 6 milionë eurosh.

Murati ka njoftuar në Facebook se është lansuar programi “Bursa e mobilitetit për studentë”, që do të thotë se do të mbështeten ata që jetojnë larg universitetit ku studiojnë.

Kujtojmë se më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. /GazetaExpress/