Vetëm pak ditë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të aplikacionit të ri digjital “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë bërë deri tani 4923 denoncime për zaptimin e paligjshëm të hapësirave publike.
Nga këto raste, 735 janë zgjidhur, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces shqyrtimi nga autoritetet.
Përmes portalit, qytetarët mund të raportojnë:
Denoncuesit mund të identifikohen me llogarinë e-Albania ose të mbeten anonimë. Nëse autoritetet nuk reagojnë brenda 24 orëve, qytetarët kanë të drejtë të ankohen përmes një formulari shtesë.