Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, KQZ ka regjistruar deri tani 49 parti politike, ndërsa dy të tjera janë ende në pritje për shkak të problemeve juridike.
Njëra prej tyre është “Koalicioni Euroatlantik”, drejtuar nga Lulzim Basha, e cila ka kërkuar regjistrim, por kërkon një vendim gjyqësor të formës së prerë që nuk e ka ende.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, kërkoi që vendimi të dorëzohet deri të hënën, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit kërkuan kohë shtesë për të sjellë dokumentet e nevojshme.
Nëse kjo kërkesë miratohet, numri i partive të regjistruara do të arrijë në 51. Afati për dorëzimin e koalicioneve është më 7 mars, ndërsa listat e kandidatëve duhet të dorëzohen deri më 12 mars.
Lista e 49 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit: