“Nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë”
Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në Prime, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, së bashku me të.
“Mami të ka ndjekur non stop. Sonte duhet të vish me mamin në shtëpi, sepse deri këtu ka qenë rrugëtimi yt. Mami ka qenë dakord me çdo gjë që ka ndodhur brenda lojës, 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe, ti i përket artit, jo dy njerëzve që nuk duhet ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh mamaja e Selinit, teksa i referohej debateve me Mirin dhe Rogertin.
Selin vendosi që të qëndronte dhe të ‘luftonte’ me të dy banorët për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.
Ndërkohë ditën e sotme, Miri ka shkuar dhe i ka kërkuar ndjesë për të gjithë situatën e krijuar si asaj dhe si mamasë së saj. Ai shprehet se nuk ka ofenduar, por duke qenë se është interpretuar ashtu kërkoi falje.
Gjithashtu u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime, por do të përballen vetëm për lojën.
Pjesë nga biseda:
Miri: Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha. Jam shumë i sinqertë te kjo pjesë.
Selin: Ndjesën nuk ke pse ia kërkon mamit por mua.
Miri: Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, t’a kërkoj në sy. Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde. Unë do mundohem nga sot e tutje, aq sa do kemi mundësi nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejtë dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën.
Selin: Patjetër