473 vjedhje për 365 ditë! Vjedhjet bien, qytetarët ende të pasigurt - Gazeta Express
string(65) "473-vjedhje-per-365-dite-vjedhjet-bien-qytetaret-ende-te-pasigurt"

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 15:48

473 vjedhje për 365 ditë! Vjedhjet bien, qytetarët ende të pasigurt

Maqedoni

Gazeta Express

04/02/2026 15:48

Shënon rënie numri i vjedhjeve në rajonin e Pollogut. Statistikat tregojnë një trend të uljes së veprave që kanë të bëjnë me vjedhjet në Tetovë dhe Gostivar. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 473 vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhjet, ndërsa në vitin 2024 në këtë rajon ishin regjistruar 531 vjedhje. Vitin e kaluar më shumë vjedhje janë regjistruar në Tetovë, gjithsej 288, ndërsa në Gostivar 185.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve për vitin 2025, gjithsej 88 vepra janë kryer nga autorë të njohur, 385 vepra janë kryer nga autorë fillimisht të panjohur. Efikasiteti i përgjithshëm i zbardhjes së këtyre veprave është 51 për qind, ndërkaq 54 për qind ishte në vitin 2024”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Sipas policisë, janë regjistruar 132 vjedhje të rëndomta, prej tyre në Tetovë 74 ndërsa në Gostivar 58, ndërkaq vjedhje të rënda janë regjistruar 166, kurse ka pasur edhe 59 tentativa për vjedhje të rëndë. “Janë regjistruar 25 marrje të automjeteve, prej tyre, 10 në Tetovë, 15 në Gostivar. Po ashtu janë regjistruar tetë vjedhje të energjisë elektrike dhe tetë raste të fshehjes së pasurisë, ndërsa pesë raste janë evidentuar si grabitje dhe dy raste të vjedhjeve të dhunshme, si dhe raste të tjera si bashkëkryerje në grabitje dhe tentativa vjedhjesh”, njofton zëdhënësi Rexhepi.

Më tej, nga ky sektor bëjnë të ditur se vjedhjet e rënda kanë shënuar një rënie prej 32 për qind, krahasuar me vitin 2024, ose nga 243 raste që ishin regjistruar në vitin 2024, në vitin 2025 ka 166 vjedhje të rënda, ndërkaq prej tyre, janë zbardhur gjithsej 64 raste, me një efikasitet prej 39 për qind. “Në shtëpi dhe banesa janë kryer 43 vjedhje të rënda dhe janë zbardhur 11. Në objekte tregtare janë kryer 15 vjedhje të rënda, ndërsa janë zbardhur tetë ose me një efikasitet prej 53 për qind. Në automjete janë regjistruar shtatë vjedhje të rënda dhe është zbardhur vetëm një. Dëmi material i shkaktuar nga vjedhjet e rënda vlerësohet rreth 24.1 milionë denarë”, njoftojë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Po ashtu, numri i grabitjeve ka shënuar rënie prej 17 për qind. Sipas policisë, janë regjistruar pesë grabitje, të gjitha nga autorë fillimisht të panjohur, prej të cilave janë zbardhur dy raste, ndërsa për këto vepra janë ngritur kallëzime penale kundër dy personave. “ Sa u përket vjedhjeve të dhunshme, janë regjistruar dy raste, prej të cilave njëra në Gostivar është zbardhur plotësisht. Dëmi total material nga grabitjet dhe vjedhjet e dhunshme kap shifrën e lartë prej 111.3 milionë denarë, kryesisht për shkak të specifikave të rasteve në Gostivar, gjegjësisht vjedhjes së një artarie”, thekson zëdhënësi Rexhepi.

Sipas SPB-Tetovë, shërbimet e policisë po ndërmarrin masa intensive dhe aktivitete operative për zbardhjen e të gjitha rasteve, duke pasur parasysh se grabitjet janë kryer në mënyrë të dhunshme në dyqane dhe bastore sportive, ku përmes kanosjes dhe forcës fizike u janë marrë paratë të dëmtuarve. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement
Advertisement