47-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve - Gazeta Express
string(66) "47-vjecari-gjendet-i-pajete-dyshohet-se-vdiq-nga-pickimi-i-bleteve"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:01

47-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:01

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Nënmavriq të Shkodrës.

Nga këqyrja e trupit të pajetë të tij, policia nuk ka gjetur shenja dhune. Prandaj paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.

Për këtë arsye, është ngritur një grup hetimor që po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.