string(97) "45-minuta-fjalim-asnje-fjale-per-rrymen-muharremi-kritika-kurtit-se-po-injoron-realitetin-e-rende"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:10

“45 minuta fjalim, asnjë fjalë për rrymën”, Muharremi kritika Kurtit se po injoron realitetin e rëndë

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:10

Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër fjalimin 45-minutësh të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, duke theksuar se ai nuk përmendi asnjëherë krizën e energjisë, faturat e larta apo koston e rritur për bizneset.

Sipas Muharremit, shmangia e kësaj çështjeje thelbësore është ose neglizhencë politike, ose veprim i qëllimshëm, dhe në të dyja rastet e konsideron të pafalshme.

”Sa e lexova fjalimin e gjatë të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Fjalimi ka mbi 31,053 karaktere dhe plot 5,164 fjalë. 45 minuta i gjatë është. As edhe një fjalë të vetme nuk e ka për krizën e energjisë. Asnjë zë për faturat e larta. Asnjë për rritjen e çmimit të rrymës që për herë të tretë arrin deri në +128% për tarifën e lartë, gjatë qeverisjes së tij.
Asnjë fjalë për bizneset tona që u përzunë nga rrjeti dhe tash po ju kërkohet deri në 260% kosto më e lartë për faturën e energjisë, nga të njëjtët operatorë, me rrymë që prodhohet nga resurset publike, falas
Çështja e energjisë, ndër më kritiket për qytetarët dhe ekonominë, sfidat më të mëdha të vendit dhe ekonomisë nuk u përmend fare. Kjo krizë e qila po shkakton një valë të re të inflaconit dhe që ishte plotësisht e parandaluar, nuk u adresua dhe nuk është aspak shqetësim për ish kryeministrin, ani në detyrë.
Në një fjalim kaq të gjatë për strategji dhe drejtim të shtetit, me zero përmendje për energjinë, kjo ose është shmangie me vetëdije, ose neglizhencë politike. Çkadoqoftë, është e pafalshme”, shkroi Muharremi në Facebook.