440 operacione për 3 muaj, në Kirurgjinë Plastike në QKUK - Gazeta Express
string(56) "440-operacione-per-3-muaj-ne-kirurgjine-plastike-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2022 14:13

440 operacione për 3 muaj, në Kirurgjinë Plastike në QKUK

Lajme

Gazeta Express

04/05/2022 14:13

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në tre muajt e parë të këtij viti janë realizuar 440 operacione në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekunstruktive dhe Estetike, në QKUK, shkruan Gazeta Express.

Kirurgët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente.

“440 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstruktive dhe Estetike. Kirugët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente. Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët  e klinikës”, thuhet në njoftim. /Express/