433 persona fitojnë “jackpot”, autoritetet hapin një hetim për mashtrim - Gazeta Express
string(68) "433-persona-fitojne-jackpot-autoritetet-hapin-nje-hetim-per-mashtrim"

Fun

Gazeta Express

05/10/2022 22:15

433 persona fitojnë “jackpot”, autoritetet hapin një hetim për mashtrim

Fun

Gazeta Express

05/10/2022 22:15

Autoritetet në Filipine kanë nisur një hetim pasi 433 persona fituan çmimin e madh të lotarisë kombëtare, i cili u hodh javën e fundit.

Të gjithë këta fitues do të duhet të ndajnë një çmim prej 4 milionë dollarësh me kombinimin e numrave që u tërhoqën, të cilët ishin të gjithë të përpjesëtueshëm me 9.

Lexo Edhe:

Një ekspert i matematikës deklaroi për mediat vendase se që diçka e tillë të ndodhte propabiliteti ishte 1 në 1 me 1224 zero mbrapa, e përkthyer ndryshe, shumë pranë të pamundurës.

Për këtë arsye, shumë politikanë kërkojnë një hetim për ngjarjen, duke e cilësuar rezultatin e lotarisë së dyshimtë.

Pjesëmarrësit në këtë lotari duhet të zgjedhin 6 numra nga 55 të mundshëm dhe që të fitojnë jackpotin duhet t’i kapin të gjithë.