Doli në pension në vitin 2016, por që nga ajo kohë pensioni i tij është rritur vetëm me 39 euro.
Për këtë arsye, Ramadan Mehmeti vendosi të protestojë për disa ditë pranë Kuvendit të Kosovës, duke qëndruar me gojën e mbyllur dhe duart e lidhura, si shenjë pakënaqësie ndaj rritjes së vogël të pensionit
Mehmeti pati edhe një bluzë të veshur me mbishkrimin:
“43 vjet punë, prej 2016-të pensionin e kam të rritur për 37 euro ose 19%. Dita 8.60 euro”.
Sot, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai foli më gjerësisht për këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë së tij.
Pensionisti tha se ndihet i dëmtuar dhe i neglizhuar nga shteti, duke theksuar se për vite me radhë nuk ka marrë mbështetjen që, sipas tij, i takon.
“Në kohën kur kam dalë në pension, buka ka qenë 15 deri në 20 centë, flokët e mia kur kam dalë në pension i kam hequr me 1 euro e gjysmë, tani i paguaj 7 euro. Atëherë paga minimale ka qenë 100 a 150 euro… nuk e di taman sa ka qenë, tani është 450 euro, ndërsa mua mu ka rritë për 20%”, tha ai në Klan Kosova.
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...