423 viktima dhe rreth 25 mijë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Itali - Gazeta Express
string(77) "423-viktima-dhe-rreth-25-mije-raste-te-reja-me-covid-19-regjistrohen-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2021 18:21

423 viktima dhe rreth 25 mijë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Itali

Lajme

Gazeta Express

18/03/2021 18:21

Italia raportoi sot 423 vdekje të lidhura me koronavirusin, ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve të reja u rrit në 24.935 nga 23.059, sa ishin një ditë më parë.

Rreth 353.737 teste për COVID-19 u kryen në 24 orët e fundit, krahasuar me një 369.084 të mëparshme, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Italia ka regjistruar 103.855 vdekje të lidhura me COVID-19 që kur shpërthimi i saj u shfaq në shkurt të vitit të kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i shtati më i lartë në botë për numrin më të madh të të infektuarve me  3.3 milionë raste deri më tani.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale, duke mos përfshirë ata në kujdesin intensiv, sot ishte 26,694, ndërsa dje ky numër ishte pak më i ulët 26,517.

Kishte 249 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, krahasuar me 324 të mërkurën. Numri i përgjithshëm i pacientëve me kujdes intensiv u rrit në 3.333 nga 3.317.

Kur vala e dytë e epidemisë në Itali po përshpejtohej në gjysmën e parë të nëntorit, pranimet në spitale po rriteshin me rreth 1.000 në ditë, ndërsa shtrimet në kujdesin intensiv po rriten me rreth 100 në ditë.