42-vjeçari i vë flakën banesës së tij në Tiranë - Gazeta Express
string(47) "42-vjecari-i-ve-flaken-baneses-se-tij-ne-tirane"

42-vjeçari i vë flakën banesës së tij në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 22:52

Igli Alianji, 42-vjeç i ka vënë flakën banesës së tij rreth orës 22:05 të mbrëmjes së sotme, në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu dhe zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe nxjerrja e Alianjit nga banesa.

Lexo Edhe:

42-vjeçari ka pësuar dëmtime si pasojë e asfiksisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.