Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Xavier Bettel, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për në Luksemburg, për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit
Ceremonia do të mbahet të shtunën, më 14 qershor 2025, në Shengen, vend simbolik në historinë evropiane, ku katër dekada më parë u hodhën themelet e lëvizjes së lirë ndërmjet shteteve të Evropës.
Në këtë ngjarje, në prani të Dukës së Madh të Luksemburgut, Henri, do marrin pjesë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, shteteve të shumta evropiane, shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të përurohen Muzeu Evropian i Shengenit dhe anija e restauruar Princesse Marie-Astrid Europa, vendi ku, më 1985, u nënshkrua Marrëveshja historike që shënoi fillimin e zonës së lëvizjes së lirë brenda Evropës.