40-vjeçari tentoi të vetëdigjej, reagon policia: E ndaluan besimtarët - Gazeta Express
string(67) "40-vjecari-tentoi-te-vetedigjej-reagon-policia-e-ndaluan-besimtaret"

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2021 8:49

40-vjeçari tentoi të vetëdigjej, reagon policia: E ndaluan besimtarët

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2021 8:49

Tiranë- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku një person tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Policia sqaron se ka shoqëruar 40-vjeçarin B.G  i cili do të kryente aktin ekstrem. Ai fillimisht është ndaluar nga besimtarët ndërsa më pas është shoqëruar nga forcat e rendit për në komisariatin nr.1.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.