40- vjeçari shkon në spitalin e Laçit me plagë arme, mohon ngjarjen - Gazeta Express
string(65) "40-vjecari-shkon-ne-spitalin-e-lacit-me-plage-arme-mohon-ngjarjen"

Gazeta Express

13/07/2020 18:27

40- vjeçari shkon në spitalin e Laçit me plagë arme, mohon ngjarjen

Gazeta Express

13/07/2020 18:27

Vasil Rama (Çela) është paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin e Lacit.

Mësohet se Rama ka marrë mjekim në këtë spital dhe më pas është larguar për në shtëpinë e tij.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo e shkaktuar nga nga një persona tjetër, raporton Ora.

Ai është plagosur me armë zjarri në Fushë Gjormë, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, por i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i plotë:

Më datë 13.07.2020, shtetasi V.R., banues në Gjormë, Kurbin është paraqitur në spital Kurbin për mjekim, i cili kishte dëmtuar krahun e djathtë, dyshohet me armë zjarri dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.

Shërbimet e Policisë Kurbin po punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.