40- vjeçari nga Tirana arrestohet me 34 sirianë në makinë - Gazeta Express
string(56) "40-vjecari-nga-tirana-arrestohet-me-34-siriane-ne-makine"

Gazeta Express

13/08/2020 19:24

40- vjeçari nga Tirana arrestohet me 34 sirianë në makinë

Gazeta Express

13/08/2020 19:24

Policia e Elbasanit arrestoi një 40-vjeçar pasi akuzohet per “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Raportohet se 40-vjeçari me inicialet V.K., është kapur teksa transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, 34 shtetas sirianë.

Lexo Edhe:

Ai është arrestuar dhe tashmë do të përballet me drejtësinë, ndërsa shtetasit sirianë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në komisariat. Këta persona, kishin destinacion Europën, dhe kanë përdorur Shqipërinë si vend tranzit.

Njoftimi i policisë

Elbasan. Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor. Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë. Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.