40-vjeçari i plagosur në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë po operohet në QKUK - Gazeta Express
string(100) "40-vjecari-i-plagosur-ne-afersi-te-nje-pike-karburanti-ne-rrugen-gjilan-kamenice-po-operohet-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 22:40

40-vjeçari i plagosur në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë po operohet në QKUK

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 22:40

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gazeta Express ka kontaktuar drejtorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.

“I plagosuri është në gjendje të rëndë por stabile. Ndodhet në sallë të operacionit, është duke u operuar nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Vaskulare dhe të Ortopedisë…Do ta vazhdoj trajtimin”, tha  drejtori Syla për Gazetën Express.

Lidhur me rastin, Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, tha për Gazetën Express se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement