40 milionë euro për ish-bashkëlojtarin e Mujës, PSG godet në merkato - Gazeta Express
string(67) "40-milione-euro-per-ish-bashkelojtarin-e-mujes-psg-godet-ne-merkato"

Sport

Gazeta Express

05/08/2024 17:05

40 milionë euro për ish-bashkëlojtarin e Mujës, PSG godet në merkato

Sport

Gazeta Express

05/08/2024 17:05

PSG ishte një nga klubet që kërkoi shërbimet e 18-vjeçarit Leny Yoro, për të cilin interesohej edhe Reali i Madridit.

Por garën për qendërmbrojtësin e talentuar e fitoi Manchester Utd. Që pagoi rreth 62 mln euro te Lille.

Lexo Edhe:

Kampionët e Francës nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur në Bundesliga përforcimin e duhur për repartin e prapavijës.

Drejtuesit e PSG-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e Eintrachtit të Frankfurtit në lidhje me Willian Pachon.

22-vjeçari, autor i 16 ndeshjeve me kombëtaren e Ekuadorit, u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga belgët e Antwerpit tek Eintrachti për 9 mln euro.

Ndërkohë që tani klubi gjerman do e shesë te PSG për shumën 40 mln euro. Qendërmbrojtësin latin e pret një kontratë 5-vjeçare në kryeqytetin francez./GazetaExpress/