40 deputetë të PD-së marrin vendimin në Kukës - Gazeta Express
string(45) "40-deputete-te-pd-se-marrin-vendimin-ne-kukes"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2023 15:02

40 deputetë të PD-së marrin vendimin në Kukës

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2023 15:02

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e deputetëve të PD-së, e cila kësaj radhe u zhvillua në Kukës.

Mbledhja u zhvillua atje për të mbështetur kandidatin e PD-së në zgjedhjet e parakohshme lokale, Emri Vata. Ky i fundit duket të jetë kandidati i vetëm opozitar në këto zgjedhje pasi PD e Bashës tërhoqi kandidatin e saj.

Lexo Edhe:

AlbEu mëson se në mbledhje morën pjesë 40 deputetë nga grupi i Gazment Bardhi dhe Sali Berishës.

Burime bëjnë me dije se deputetët kanë votuar unanimisht për të njohur Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të tyre.

Deri më tani duket se palët janë duke u afruar, ndërkohë që mbetet për t’’u diskutuar, ndoshta në fund edhe raporti që do të kenë me Berishën dhe deklarimin “non grata” të tij. /albeu.com