Në lidhje me avancimet në Drejtorinë e Regjistrit qendror në Maqedoni të Veriut ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e cilësuar si avancim monoetnik.
Reagimi i plotë:
“Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë zhvillim si një shkelje të rëndë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohen shqiptarët në institucionet shtetërore.
Në një institucion publik ku janë realizuar 40 avancime, fakti që asnjë shqiptar nuk është avancuar tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është bërë përjashtim.
VLEN-i, si pjesë e qeverisë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje.
Ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen, ata kanë zgjedhur të heshtin.
BDI kërkon sqarim të menjëhershëm për kriteret dhe procedurat e këtyre avancimeve, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.
Shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e këtij shteti.”
tag_katrorimaqedoni_2