4 vite me Ansin, Andrra Destani shkruan e emocionuar: Bekimi im i çdo dite - Gazeta Express
string(72) "4-vite-me-ansin-andrra-destani-shkruan-e-emocionuar-bekimi-im-i-cdo-dite"

4 vite me Ansin, Andrra Destani shkruan e emocionuar: Bekimi im i çdo dite

Gazeta Express

25/05/2020 11:52


Ditën e sotme, vogëlushi i Andrra Destanit dhe Sinan Hoxhës feston 4-vjetorin e lindjes. Sigurisht që ky moment nuk mund të kalonte pa një urim special nga mami Andrra. “E falenderoj zotin për gjithçka kam, por asnjëherë s’do të jetë mjaftueshëm për ty! E di, e ndjej se dielli yt nuk do të shuhet kurrë, por çfarëdo të na servirë jeta unë premtoj të jem me ty pakohë në çdo hap tëndin. Mos e ndal kurrë vrapin e jetës, për askënd e asgjë…Je në çdo lutje timen, biri im! Të dua sikur mos kishte një të nesërme… 4 vite me ty ishin më shumë se një ëndërr. Gëzuar ditëlindjen, bekimi im i çdo dite”, shkruan Andrra në kolazhin e fotove me Ansin e vogël. Menjëherë ajo ka marrë komente të shumta urimi nga ndjekës, të cilët me siguri janë emocinuar nga fjalët prekëse të Andrrës.

Lexo Edhe: