Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Të njëjtat njoftohet se kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, dhe, në Ferizaj.
Në raport po ashtu shtohet se lidhur me këto raste janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është dërguar në mbajtje.
Kurse dy të tjerë, janë ende në kërkim policor.
Raporti i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë / 22.06.2025 – 22:30. Më 24.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 24.06.2025 – 00:00. Është raportuar se një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq i dyshuari është në kërkim policor.
Fushë Kosovë / 23.06.2025 – 07:30. Është raportuar se një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. I dyshuari është në kërkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj / 17.06.2025 – NN. Është raportuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje. /GazetaExpress