4 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë - Gazeta Express
string(65) "4-persona-humben-jeten-nga-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove"

4 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gazeta Express

14/09/2020 15:11

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe katër viktima të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19. Kështu kanë bërë me dije zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton Express.

Kështu ka njoftuar Naser Ramadani nga IKSHPK

Lexo Edhe:

“Janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Institucionet e shëndetësisë në vend kanë deklaruar se ka rënë numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë.