4 mite të rreme rreth shalqirit që nuk duhet t’i besoni më - Gazeta Express
string(57) "4-mite-te-rreme-rreth-shalqirit-qe-nuk-duhet-ti-besoni-me"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

20/07/2022 18:58

4 mite të rreme rreth shalqirit që nuk duhet t’i besoni më

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

20/07/2022 18:58

Kryefjala e padiskutueshme e verës, shalqiri është një frut freskues, që shuan etjen dhe gati për të na ndihmuar në ditët më të nxehta të vitit.

I ëmbël dhe me sheqer, me pak kalori dhe i pasur me ujë, ky frut ndihmon duke  luftuar mbajtjen e ujit të tepërt nga organizmi, si një shtesë e çmuar vitaminash dhe mineralesh dhe si një anti-inflamator.

Advertisement

Me pak fjalë, ai është një ilaç i vërtetë për shëndetin tonë dhe për ekuilibrin e trupit tonë.

Pavarësisht nga vetitë e njohura, shalqiri shpesh lidhet me disa informacione dhe besime që kanë pak të bëjnë me të vërtetën.

Sa herë mund të keni dëgjuar se ai tretet me vështirësi apo edhe se ju shëndosh? Ka ardhur koha për t’i sqaruar dhe hedhur poshtë këto mite dhe të shijoni të gjithë mirësitë e tij.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me 4 mite rreth shalqirit që nuk duhet t’i besoni më.

Miti i parë dhe ndoshta më i famshëmi është se ai ju shëndosh, por është me vend të themi se ky informacion nuk ka asnjë bazë shkencore.

Shalqiri ju shëndosh

Megjithatë mund të supozojmë se ky mit mund të lidhet me sasitë e sheqerit që shalqiri përmban.

Për këtë arsye është e rëndësishme të mos abuzoni me konsumin e tij, ashtu siç nuk duhet të abuzoni me asnjë ushqim tjetër.

Tretet me vështirësi

Shalqiri përbëhet nga 95% ujë dhe nëse ky frut konsumohet mbas një vakti, ai mund t’ju ngopë më shpejt.

Prandaj, ideja se tretet me vështirësi nuk lidhet me vetë frutin, por me mënyrën se si e konsumini atë.

Për të shmangur këtë ndjesi të pakëndshme, është më mirë të shijoni një fetë shalqiri mes vakteve dhe jo menjëherë pas tyre.

Shalqini pa fara është OMGJ

Ju mund të pyesni se pse disa varietete shalqiri nuk kanë fara? A është ai vërtet i modifikuar gjenetikisht?

Mungesa e farave në disa shalqinj është për shkak të një fenomeni të quajtur “poliploidi”.

Ky fenomen mund të jetë i natyrshëm ose si pasojë e modifikimit gjenetik, por nuk bën pjesë në listën e produkteve OMGJ të ndaluara në Evropë.

Shalqiri që ka plasaritje apo vrima në tul është i prishur

Ky është një tjetër mit i rremë që ekziston prej disa vitesh dhe asgjë nuk mund të ishte më false se kjo.

Edhe pse arsyeja e këtij fenomeni nuk është e qartë, disa ekspertë supozojnë se bëhet fjalë për një problem pllenimi jo të plotë, për shkakt të së cilit fruti fillon të zhvillohet në mënyrë jonormale.

Por, përveç bukurisë estetike, shalqiri me vrima apo të çara në tulin e tij është tërësisht i shëndetshëm dhe i shijshëm./AgroWeb