4.000 dyshekë drejt Kubës, Comodita zgjeron tregun në kontinentin amerikan - Gazeta Express
string(73) "4-000-dysheke-drejt-kubes-comodita-zgjeron-tregun-ne-kontinentin-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 20:34

4.000 dyshekë drejt Kubës, Comodita zgjeron tregun në kontinentin amerikan

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 20:34

Nga zemra e fabrikës së Comoditas në Gjakovë, një ngarkesë prej 4000 dyshekësh po kalon oqeanin Atlantik për të mbërritur në brigjet e Kubës.

“Çdo dyshek që do të dërgohet është i ndërtuar me materialet e standardit më të lartë ndërkombëtarë nga kompani të ndryshme të akredituara, për menaxhimin e cilësisë, menaxhimin e mjedisit, për sigurinë edhe shëndetin”, thekson Rrona Gruda, menaxhere e laboratorit të Comoditas.

Këta dyshekë, pjesë e “Devolli Corporation”, përfaqësojnë një kombinim të shkencës së gjumit me mjeshtërinë kosovare.

“Të gjithë këto dyshekë janë të ndërtuar nga shkuma memory, si dhe kombinimi i sistemit të sustave të cilët i japin qëndrueshmëri si dhe cilësi të lartë të gjitha produkteve”, shton Gruda.

Procesi i prodhimit është i rreptë dhe i detajuar, duke filluar nga prodhimi i sfungjerit, prerja e shtresave, ngjitja, qepja e mbështjellësve, e deri te ngarkimi për eksport.

“Pjesë të kontrollës së cilësisë kemi 20 punëtorë, inspektorë që monitorojnë çdo hap, për t’u siguruar që çdo produkt kontrollohet 100% para se të ofrohet te klientët”, shpjegon ajo.

Për Comoditan, kjo nuk është thjesht një marrëveshje tregtare, por një hap për të çuar emrin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë dërgesë, Comodita jo vetëm që zgjeron tregun përtej Atlantikut, por kthehet në një ambasador të inovacionit dhe rehatisë kosovare në Karaibe. /Klankosova.tv