Një objekt i panjohur ndër-yjor, 3I/ATLAS, ka kaluar nëpër Sistemin Diellor dhe po tregon shenja të pazakonta që ngrejnë pyetje mbi origjinën e tij.
Pse është i pazakontë?
3I/ATLAS kaloi pranë Diellit dhe mbijetoi i plotë, pa shkatërrohet, gjë që një kometë normale nuk mund ta bëjë.

Nuk ka shpërthime ose re pluhuri rreth tij, vetëm një koma e ndritshme, e zgjatur në dy drejtime: drejt Diellit dhe larg tij.
Ka një “anti-bishti” që tregon drejt Diellit, diçka e pazakontë për një kometë.
Dy gjurmët gjigante

Fotografitë e fundit treguan dy rrjedha të mëdha që dalin nga objekti:
Një e drejtuar drejt Diellit.
Një tjetër thuajse tre herë më e gjatë dhe drejtuar në drejtim të kundërt.
Sipas profesorit Avi Loeb (Harvard), këto rrjedha nuk mund të shpjegohen nga avullimi i akullit, sepse kometa nuk ka mjaft akull për të prodhuar gjëra kaq masive.

Ai sugjeron se këto mund të jenë thruster-e teknologjike, si një anije kozmike që manovron rreth Diellit për të fituar shpejtësi.
Debati shkencor
Shumë astronomë e konsiderojnë 3I/ATLAS një kometë me përbërje kimike të pazakontë nga një sistem diellor tjetër.
Këto kometa mund të lëshojnë CO₂ të ngrirë në vend të avullit të ujit, por gjatësia e rrjedhave dhe masa e materialit e bën këtë teori të vështirë për t’u shpjeguar.
Një kometë e natyrshme prej 3.5 milje do të duheshin 14 milje akull për CO₂ ose 32 milje për ujë të ngrirë për të lëshuar materialin që po shohim.

Politikë dhe transparencë
Kongresmenja amerikane Anna Paulina Luna tha se disa informacione mbi 3I/ATLAS janë të klasifikuara dhe bllokohen nga Pentagon-i dhe shërbimet e inteligjencës.
NASA ka mohuar teoritë se është një anije jashtëtokësore, duke thënë se nuk ka rrezik për Tokën.
Fenomenet misterioze të zbuluara
Loeb vlerëson se shanset që të shfaqen të gjitha këto anomali njëkohësisht janë astronomike, duke e bërë 3I/ATLAS një objekt jashtëzakonisht misterioz dhe ndoshta një anije jashtëtokësore. /GazetaExpress/